KMDLNj kërkon që urgjentisht të lirohen të dënuarit që i plotësojnë kushtet për shkak të pandemisë

Gazeta, “Die Weltwoche”, i ka kushtuar një shkrim marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Danimarkës për burgjet

Gazeta zvicerane “Die Weltwoche”, i ka kushtuar një shkrim marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Danimarkës, ku kjo e fundit do t’i marrë me qira 300 qeli në Qendrën Korrektuese në Gjilan,  Të gjitha qelitë atje janë të rezervuara. Kushdo që supozohet të vuajë dënimin me burg duhet të jetë i durueshëm. “Die Weltwoche” ironizon me marrëveshjen. Kopenhaga po i zhvendos gjithashtu të burgosurit në jug. Jo në plazh, por në burgjet e Kosovës. Aty janë marrë me qira, 300 qeli. Nuk duhet të jesh ekspert i sistemit përkatës të burgjeve për të dyshuar se burgu i Ballkanit është më pak i këndshëm se burgu skandinav. Dhe dikush gjithashtu dyshon saktë se pasardhësit e vikingëve nuk i mbushin burgjet e Danimarkës. ta janë të burgosurit “nga vendet e treta” të cilët evakuohen dhe deportohen menjëherë në vendet e tyre pasi janë ndaluar. Danimarka po tregon edhe një herë se si t’i ndalojë emigrantët e paligjshëm, sepse ata në Kosovë  do të ndihen si në shtëpitë e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …