Gazeta e njohur spanjolle El Pais, shkruan se Ushtria e Kosovës u formua me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, derisa BE-a, OKB dhe NATO kanë shprehur keqardhje për vendimin e Prishtinës, të cilin e kanë konsideruar të papërshtatshëm. Gazeta citon kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi të ketë deklaruar se “pas dy dekadave të punës së vështirë, përfunduam më në fund procesin e ndërtimit të një shteti”. Sipas gazetës spanjolle, Uashingtoni në Ballkan po përpiqet të neutralizojë ndikimin rus, por edhe kërcënimin gjeostrategjik që për Perëndimin supozon hyrjen triumfale të Kinës në Kontinentin e Vjetër përmes Rrugës së Re të Mëndafshit. Me mbështetjen e saj të fuqishme për Kosovën, SHBA-të theksojnë angazhimin e saj të vendosur për një politikë gjithnjë e më pro-aktive të sigurisë në Ballkan.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …