leoni

Gazeta gjermane BILD shkruan se Italia po përgatitet edhe për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova
(U.S. Air Force photo/public domain)

Gazeta gjermane BILD shkruan se Italia po përgatitet edhe për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova

Gazeta e njohur gjermane, BILD, sipas informacioneve që disponon, shkruan se  shërbimet perëndimore të sigurisë dhe politikanët kanë frikë se negociatat që filluan, në Riad mund të çojnë në përfundimin e pranisë së trupave amerikane në pjesë të mëdha të Evropës. Në këtë kontekst, shkruan Bild, një zyrtar i sigurisë së Evropës tha: “Sipas informacioneve tona, bëhet fjalë për kërkesat e Vladimir Putinit të vitit 2021, për  tërheqjen e trupave amerikane nga të gjitha shtetet e NATO-s që iu bashkuan aleancës pas vitit 1990”. Një skenar i rastit më të keq të cilit shumë ekspertë i druhen është ai i një pushtimi të menjëhershëm nga ushtria ruse i ish-republikave sovjetike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, si dhe një lufte në shkallë të gjerë me Poloninë. BILD, shkruan se Italia po përgatitet edhe për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova. “Atëherë aleatët evropianë do të ishin të vetëm në Ballkan kundër mikut të Putinit Aleksandar Vuçiq dhe ushtrisë së tij të fuqishme serbe”, thekson Bild. Zyrtarët evropianë besojnë se ka të ngjarë që Trump të pranojë të tërheqë trupat amerikane nga Baltiku dhe ndoshta më në perëndim. Kjo do ta linte BE-në të pambrojtur kundër një ushtrie ruse.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Behrami

Ish-këshilltari i Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se Amerika e ka ndryshuar në tërësi qëndrimin për Gjykatën Speciale

Ish-këshilltari i  Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se Amerika e ka ndryshuar radikalisht qëndrimin …