Gazeta ‘Lajm’ nga Shkupi ka mësuar se shkak për shtyrjen e seancës së djeshme për Grupin e Kumanovës nuk ka qenë ndërprerja e rrymës elektrike, siç është thënë zyrtarisht. Burimet e cituara nga kjo gazetë kanë thënë se shkaku i ndërprerjes së seancës ka qenë dëshmia tronditëse e një polici maqedonas në lidhje me luftimet në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Ai ka pranuar para Gjykatës se Mirsad Ndrecaj është arrestuar i gjallë nga policia. Njëri prej avokatëve mbrojtës ka bërë një pyetje të zhdërvjelltë, kur e pyeti policin dëshmitar se a e ka arrestuar ai Mirsad Ndrecajn apo kolegu i tij. Me këtë rast, polici u përgjigj se Mirsadin e ka arrestuar një koleg i tij. Pas kësaj dëshmie tronditëse që bjen ndesh me versionin zyrtar të ngjarjes, ka reaguar trupi gjykues që kërkoi ndërprerjen e seancës. Kjo dëshmi konfirmon edhe njëherë dyshimet e ngritura se shumë nga të vrarët në Kumanovë janë ekzekutuar pasi janë dorëzuar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …