Njoftojmë qytetarët dhe mediat se sot (11.10.2023) në portalin “GZETA METRO” është botuar një lajm i pa vertetë, tendencioz, i njëanshëm dhe mbi të gjitha i dëmshëm me titull “Pjesëtari i FSK’së i del kundër shtetit të Kosovës, përkrah masakrën e terroristëve të Hamasit ku ishin 40 foshnje”. Gazeta nuk mjaftohet që shpif me titullin e pa vertetë, por për më tepër shpifjen e thellon edhe me tej kur bën “thellimin” e lajmit se: “Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka komentuar në lajmin ku në Izrael dje u vranë të paktën 40 foshnje, duke shprehur respekt për Hamasin, që sipas tij kanë qenë profesionalist në këtë masakër, shkruan Gazeta Metro”. Njoftojmë mediat dhe qytetarët se emri i lakuar i qytetarit Hajzer Shyti, në portalin METRO, nuk ka të bëjë fare me FSK-në, i apostrofuari është demobilizuar prej FSK-së para 5 (pesë) viteve. Prandaj nuk e kemi të qartë motivin e gazetës për të shpifur, keq informuar dhe për të njollosur emrin e ushtrisë së Kosovës, uniformën, stemën e ushtrisë dhe flamurin e shtetit tonë, të publikuara në foto si iliustrim i lajmit në artikullin e lartëpërmendur Prandaj lusim mediat që, çdo herë e aq më tepër në rrethana të jashtëzakonshme të verifikojnë lajmet e rreme, thuhet në reagimin e FSK-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …