Një ballafaqim tjetër mes Kosovës e Serbisë në Bruksel, ka gjasa të ndodhë edhe sot pasi kryetari i Serbisë, Vuçiq po përpiqet edhe një mundësi kompromisi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në Serbi thuhet se nuk ka pasur një progres në takimin e djeshëm, andaj ka përpjekje për të bërë edhe një takim, ku Serbia do të marrë pjesë edhe sot, pavarësisht rezultateve që kanë pasur, për shkak se e kanë promovuar veten si palë që është e gatshme për të dialoguar, por që tensionet duket se janë rritur edhe në Serbi sa i përket dialogut edhe gjendjes në veri.
