Gazetari, Adriatik Kelmendi, tri katër vjet më parë brohoriste me cinizëm: “Po vjen epopeja e Gjykatës Speciale”, në ditët kur shënohej “Epopeja e UÇK-së”, dhe pasi krerët e saj janë arrestuar dhe po mbahen në burgun e Hagës, ka shkuar edhe t i vizitojë, ata, jo për të kërkuar falje, sepse nuk mund të kërkojë falje djali i prokurorit të kohës së Titos e të Rankoviqit, por për ta bindur veten se a janë me të vërtetë në burg, apo në ndonjë hotel.
Ky Adriatiku, bir i prokurorit të ish-RSFJ-së, mendon për veten se ka aq detyrë e kredibilitet sa të kërkojë nga Bashkësia Islame e Kosovës që të reagojë për sulmin ndaj gazetarit, Valon Syla, duke paragjykuar se kjo bashkëri fetare qëndron prapa sulmit.
Ku qëndron arsyeja, që një gazetar titist i llojit të vetë, kërkon nga Bashkësia Islame e Kosovës, të reagojë, në mënyrë që të distancohet, nga ata që e kanë rrahur gazetarin, Valon Syla, ose të deklarohet se po u pajtuaka me sulmuesit, nëse nuk reagon publikisht?
Çka ka të bëjë Bashkësia Islame e Kosovës, me fjalët e pamatura, cinike dhe tërë arrogancë të një gazetari kontrovers, i cili shfrytëzohet nga jugo mediet e Kosovës, për qëllime përçarëse, abuzuese e fyese, shpeshherë, në mungesë të shprehur të seriozitetit për fjalën publike, qoftë ndaj personaliteteve të caktuara, politikanëve, e të gjithë atyre që janë në shënjestër të disa magnatëve mafiozë të medieve, të financuara nga burime të ndryshme të interesit.
Pse pa as edhe një fakt të vetëm se qëndron prapa rrahësve të një gazetari, u dashka të reagojë Bashkësia Islame e Kosovës? Dhe, cili është ky njeri, ky gazetar bir titisti që kërkon llogari nga një institucion fetar, vetëm sepse i dëmtuari thotë se e paskan rrahur, ekstremistët myslimanë. Por edhe nëse e kanë rrahur ata që ky i quan ekstremistë myslimanë, çfarë lidhje ka me ta Bashkësinë Islame të Kosovës, e cila deri tani është deklaruar me dhjetëra herë se nuk e përkrah ekstremizmin, mbi baza fetare.
Tani që policia i ka zbuluar rrahësit e Valon Sylës, i cili nuk e ka rrahjen e parë dhe as kërcënimet e para, procesi do të tregojë edhe motivin e rrahjes. (RKL)