Gazetari Adriatik Kelmendi i ka reaguar ministres Gërvalla pas deklaratës se Ramush Haradinaj është “gjeneral i vetëshpallur”. Ai ka thënë se “argumentet” e Gërvallës janë argumente të Serbisë. Mos harroni, ‘argumentet’ e Donikës janë argumente të Serbisë. Ajo është e rrezikshme dhe me prapavijë djallëzore. Lexojeni me kujdes. Kur Donika Gërvalla Shfarc e quan Ramush Haradinajn gjeneral i vetëshpallur, pra i rremë, kjo i bie se edhe UÇK-ja ka qenë ushtri e vetëshpallur, e rreme. Nëse UÇK-ja ka qenë ushtri e vetëshpallur, pra e rreme, atëherë edhe kauza e saj për çlirim i bie e rreme. Nëse kauza për liri ka qenë e rreme, atëherë edhe shtetësia e Kosovës del të jetë e rreme. Për më shumë, kur quhet e rreme përpjekja e një familjeje si kjo e Ramushit dhe Dautit, që e ka marrë barrën e organizimit të luftës në Dukagjin – që kanë Luanin të vrarë në kufi duke bartë armë dhe Shkëlzenin në front me Serbinë – atëherë ti je duke u shërbyer me argumentet e Serbisë”, ka shkruar Adriatik Kelmendi, në reagimin e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, pasi protestuesit kanë vërshuar në gjithë vendin
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, pasi protestuesit kanë vërshuar në …