Gazetari dhe shkrimtari, Habib Zogaj ka përuruar librin e radhës,“Zogajt e Turjakës” (Gjenealogji, fakte, lëvizje demografike). Ky libër është përuruar më 28. 12. 2016 në Shtëpinë e Kulturës, “ Tahir Sinani” në Malishevë. Para të pranishmëve përveç autorit Zogaj me fjalë rasti u paraqitën edhe redaktori I Librit: Prend Buzhala, Recenzenti: Sedat Sahitaj, historian dashamiri i fjalës së shkruar shqipe Azem Zogaj dhe ne emer te Zogajve, Xhevrije Zogaj Prend Buzhala tha se ibri ka një ndërthurje të pëlqyeshme, tematike e trajtuese: fillimisht, dëshmon emërtimet e pesë fshatrave me emrin Zogaj (Zogaj në Shkodër, Zogaj në Tropojë, Zogaj në Ulqin, Zogaj në Gjirokastër dhe Zogjaj -kështu e shqiptojnë në Peshkopi). Kjo dëshmi e kërkuar kaq këmbëngulshëm dhe kaq e gjerë, e shtrirë brenda një vëllimi, është vetëm një paradigmë, me mbiemrin Zogaj, me fshtrat Zogaj në Shqipëri e Mal të Zie me fshatrat e tilla në Kosovë, ku jetojnë Zogajt.
Habib Zogaj ishte luftëtar lirie, gazetar i Radios-Kosova e Lirë gjatë luftës së UÇK-së, aktualisht është drejtor i Radio Malishevës. Deri tani ka shkruar dhe ka botuar disa vepra publicistike.
Miftar Hasani
Krimi dhe Mbijetesa ( album faktografik )
Halil ( Jashar ) Sylaj
Rifat ( Osman ) Krasniqi
Reportazhe Lufte
Miftar Hasani ( ribotim) si dhe
“Zogajt e Turjakës” (Gjenealogji, fakte, lëvizje demografike)
Habib Zogaj është Laureat Urdhërit për Trimëri e Heroizëm “Imer Krasniqi”.