Mero Baze

Mero Baze: Sali Berisha është në gjendje psikologjike të rënduar pas zgjedhjeve të fundit në krye të SPAK-ut

Analisti i njohur, Mero  Baze,   shkruan se dëshira e Sali Berishës është që të mos përjetësohet në kujtesën e shqiptarëve se ambasadorja e SHBA ka fituar një betejë publike në Shqipëri. Kjo jo vetëm e shqetëson, por i duket njëmijë herë më e keqe se sa një fitore e Edi Ramës. Është kjo arsyeja që ai po përpiqet tani ta rindërtojë garën brenda SPAK, jo si një garë mes ambasadores amerikane dhe preferencave të krahut qeveritar, por si luftë brenda llojit. Në këtë gjendje psikologjike të rënduar që është, është gati ta quajë fitore të Edi Ramës, Erion Veliajt, Fatmir Xhafës a kujtdo tjetër, përveçse mos ta quaj fitore të Yuri Kim” – shkruan Baze. Mero Baze shton se nuk është rastësi që përveç Berishës, të gjithë e uruan kreun e ri të SPAK. “Berisha nuk e uronte dot si fitues i Amerikës, në Tiranë. Ndaj ka filluar ta ndryshojë interpretimin duke e quajtur fitues nga lufta brenda socialistëve, që të ketë mundësi të interpretojë nesër si luftë klanesh, çdo arrestim apo goditje të SPAK, saktësoi, Mero Baze.  (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …