Çmimet
e ndara për gazetari hulumtuese shpesh shërbejnë për motivimin dhe inkurajimin e
gazetarëve në misionin e tyre të çdoditshëm për të sipërfaqur të vërtetën. Por,
një gazetare e ka kthyer këtë çmim në servilizëm e papërgjegjësi të plotë. Është
fjala për kryeredaktoren e gazetës ‘Zëri’, Arbana Xharra e cila në një postim në
llogarinë e saj në facebook, ka shpërthyer në patetizëm në mbështetje të
themelimit të Gjykatës së Veçantë. Pavarësisht pakënaqësisë së madhe popullore
ndaj kësaj Gjykate, që është manifestuar në dhjetëra protesta si dhe kundërshtimit
kategorik nga ana e partive opozitare, për kryeredaktoren e ‘Zërit’, kundërshtuesit
e kësaj Gjykate janë ata që i frikësohen ligjit (?). Sipas vlerësimit të kësaj gazetareje
‘tensioni dhe paniku për Gjykatën Speciale është panik i atyre që e kanë futur
Kosovën në qorrsokak dhe duan ta marrin edhe popullin për vete”. Më tej në
shkrimin e saj, ajo thotë se kësaj Gjykate po i frikësohen ata që kanë “biografi
të errëta politike”, ndërkaq që nuk përmend as edhe një emër të vetëm. Fituesja e çmimit ndërkombëtar për Gra të
Guximshme, si duket është vetë-prangosur me servilizmin e saj ndaj ambasadorëve
të huaj që kërkojnë themelimin me çdo kusht të Gjykatës së Veçantë duke shkelur
sovranitetin e Kosovës. Arsyetimi për themelimin e kësaj Gjykate me keqpërdorimet
e korrupsionin e nivelit të lartë, është i paqëndrueshëm kur dihet që Dhomat
Speciale të kësaj Gjykate si dhe draftet e përgatitura nga Brukseli dëshmojnë
qartë se ajo do të merret me “krime lufte” që i faturohen qysh tani shqiptarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Albin Kurti mendon se mërgimtarët e kanë ngatërruar regjistrimin e popullsisë me regjistrimin për votim
Kryeministri, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në …