Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, iu ka përgjigjur “trimërisht” deklaratës shefit të BE-së, Josep Borrell, i cili ditë më parë ka thënë se që nuk do të tolerohen arrestime jashtëligjore, të serbëve në veri të Kosovës. Gazmend Hoxha u shpreh se përgjigja jonë është se Policia e Kosovës është institucioni i vetëm i mandatuar për zbatimin e ligjit në Republikën e Kosovës. Veprimet tona janë të bazuara në ligj. Të gjitha veprimet tona policore, përfshirë arrestimet bëhen përmes procesit të hetimeve. Asnjë arrestim nga Policia e Kosovës nuk është arbitrar, apo i jashtëligjshëm, por i bazuar në ligj, andaj të gjithë shkelësit do të indetifikohen dhe do të dërgohen para drejtësisë, ka thënë përgjigjen e tij drejtuar Borellit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …