Situata e sigurisë në veriun e Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, por pavarësisht kësaj, Policia e Kosovës me përkushtim e profesionalizëm është duke i kryer detyrat e saj ligjore për të siguruar rend e ligj. Kështu ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. Sipas tij, qytetarët e pjesës veriore kanë filluar të bashkëpunojnë ngushtë me policinë. Ai tha se Policia e Kosovës nuk bënë operacione ad-hok, por e analizon situatën dhe i përgjigjet me plan operativ profesional. Hoxha po ashtu theksoi se edhe me 26 qershor, policia ka zbatuar Ligjin dhe urdhrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, për t’i asistuar kryetarët e komunave që të shkojnë në objektet komunale.