Protesta e thirrur nga ish-lideri demokrat, Sali Berisha, sipas sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokrati, Gazment Bardhi, është një thirrje për dhunë, që favorizon vetëm qeverinë, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Sipas Bardhit, Komisioni i Rithemelimit, që përbëhet nga Berisha dhe deputët që e mbështesin atë, i shërben interesave personal të ish-kryeministrit. “Sali Berisha ka treguar se nuk vendos asgjë mbi interesin e tij personal. Thirrja për dhunë, është mënyra më e mirë për t’i dhënë frymëmarrje qeverisë më të korruptuar në Evropë. Ne kemi vendosur të heshtim, sepse interesi jonë është interesi i Partisë Demokratike”. Sekretari i Përgjithshëm, shprehu qëndrimin e PD-së zyrtare, për Kuvendin Kombëtar, të thirrur nga Berisha dhe referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë. Sipas Bardhit, i gjithë procesi i votimit ishte një farsë e madhe. Ishte një mashtrim për të kamufluar interesin personal me hallet e vërtetë të qytetarëve. Nga 1300 anëtarë që ka dega 8, që është në qendër të Tiranës, kanë marrë pjesë jo më shumë se 107 anëtarë, ka saktësuar Gazmend Bardhi.

Gazment Bardhi ka reaguar pasi Jemin Gjana tha se lista e anëtarësisë është tkurrur me 50 mijë anëtarë

Gazment Bardhi ka reaguar pasi Jemin Gjana tha se lista e anëtarësisë është tkurrur me 50 mijë anëtarë. Ai ka deklaruar se Partia Demokratike ka nevojë të forcohet dhe jo të zvogëlohet. Ka nevojë për të afruar anëtarë dhe jo për të përjashtuar. Akti i përjashtimit të mbi 50 mijë anëtarëve me të drejtë vote është një damkë turpi mbi ata që po urdhërojnë zvogëlimin e PD për ta shndërruar atë në një parti private! Kjo është një rrugë e gabuar dhe nuk është garanci për të ardhmen. Është dëm me pasoja të rënda për PD nga sjellje të së shkuarës së saj.’- shkruan Gazment Bardhi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …