Genc Metaj pritet të emërohet drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave. Metaj, i cili aktualisht kryeson listën e kandidatëve, ka grumbulluar 88 pikë nga testi me gojë dhe me shkrim, duke u renditur mbi Kastriot Lajqin me 73.4 pikë. Metaj, i cili është vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Metaj-Isufi, ende nuk është emëruar përfundimisht në këtë pozitë, për shkak të ankesave të bëra nga kandidatët e tjerë në Këshillin Mbikëqyrës Civil. Pavarësisht përgatitjes së tij profesionale, kritikat kanë qenë të pranishme, duke kujtuar që Vetëvendosje, kur ishte në opozitë, akuzonte partitë në pushtet për “kapjen e shtetit” për emërimet e figurave të afërta me partinë. Pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave ka qenë më parë e udhëhequr nga Fadil Kodra, i cili u shkarkua dhe më pas rifitoi pozitën e tij përmes betejave juridike, por refuzoi të vazhdojë shërbimin nën qeverinë aktuale.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …