Ish-nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, ka thënë se është e vështirë që partitë shqiptare do të jenë në Qeverinë e Malit të Zi. Ai ishte pjesë e Listës Shqiptare në zgjedhjet parlamentare të dielën në Mal të Zi, ndërsa fitoi një mandat. Nimanbeu ka thënë se partitët opozitare pro-serbe në të kaluarën janë shprehur me deklarata anti-shqiptare dhe kanë paralajmëruar tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Mali i Zi dhe kjo e bënë të pamundur për partitë shqiptare që të futen në koalicion me këto parti. Çelësin e formimit të Qeverisë së re të Malit të Zi e mban një shqiptar, Dritan Abazoviqi, që ishte prijës i listës së koalicionit “E zeza mbi të bardhën”, që ka fituar katër mandate. Ai ka thënë se nëse tërhiqet njohja e Kosovës atëherë do të rrezikoheshin marrëdhëniet rajonale.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …