Korrespondenti i Komersantit rus për Ballkanin, Genadij Sisojev i ka thënë agjencisë së lajmeve të Beogradit, Beta, se tani mund të flitet për herë të parë se Moska drejtpërdrejt deklarohet kundër marrëveshjes midis Beogradit e Prishtinës që po bëhet gati në Bruksel. “Moska jo vetëm që kundërshton këtë, por edhe ia tërheq vërejtjen Beogradit për mundësinë e pasojave negative të këtij hapi. Moska është e bindur se pas arritjes së marrëveshjes do të hidhet poshtë Rezoluta 12 44 e Këshillit të Sigurimit të OKB, se i hapet rruga edhe Kosovës, edhe Serbisë drejt NATO-s, e po ashtu rritet rreziku për dezintegrimin e mëtejshëm të Serbisë. Pasi thekson se nëse Vuçiq pranon marrëveshjen rrezikon përkeqësimin e raporteve me Rusinë, e nëse nuk nënshkruan mund të presë ngrirjen e marrëdhënieve me BE-në, ai konkludon “Atëherë do të jetë fundi i politikës së qëndrimit të tij në dy karrige.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …