Nëna Terezë

Genevieve Chenard: Ja arsyet pse nuk duhet të ngutemi me shpalljen e Nënës Terezës- shenjtëreshë

Kritikja e vazhdueshme e nobelistes dhe humanistes shqiptare, Genevieve Chenard, tek New York Times tashmë ka shprehur kundërshtinë e saj me vendimin e Vatikanit për ta shpallur Nënën Tereze shenjtëreshë. Shkrimin e profesoreshës së Universitetit të Montrealit. Nuk jam e bindur se duhet të ngutemi kaq shumë me shpalljen e Nënës Terezë për shenjtëreshë, dhe këto janë arsyet pse. Organizata e saj, Misionaret e Dashurisë, është një ndër organizatat më të pasura në botë dhe prapë, nën strukturën e kontrollit të saj janë përdorur shiringa të shpëlara me ujë të ftoftë, pacientët me tuberkulozë nuk janë futur në karantinë, dhe ilaçet për dhimbje nuk janë përshkruar. Nëna Tereze besonte se vuajtja të afronte me Zotin.

Përgjatë viteve sa ajo udhëhoqi klinikën në Indi, me buxhet prej më shumë se 29 milionë dollarëve, ndodhën përmbytje të mëdha, në një prej të cilave mbetën 200 të vdekur e rreth 300 mijë pa strehë. Ç’bëri Nënë Tereza me paratë e saj? U ofroi vetëm lutje!

Aroup Chatterjee, autor e librit kritik për Nënë Terezëe, tregon se si mbi 2.5 milionë dollarë janë transferuar në Vatikan në vitin 1993. Paratë që ajo kishte në dispozicion – që janë dhënë nga donatorë të ndryshëm, si Princesha Diana e Uellsit, Reganët, Clintonët dhe Yasser Arafati – mund t’i përdorte për ta ndërtuar një spital modern në Indi. Për më shumë, lojaliteti i saj me financierin Charles Keating edhe pasi ai u dënua për mashtrim, reketim dhe shantazh duke shkatërruar kursimet e mijëra klientëve, dhe lidhja e saj me Baby doc Duvalier, diktatorin hiatin të njohur për torturimin e mijëra njerëzve, ishin gjëra bizare. Vendimi i saj i vitit 1990 për të vënë lule në varrin e liderit komunist dhe shkelësit të të drejtave të njeriut, Enver Hoxha, tregon më së miri mos interesimet e saj. Ndoshta reputacioni i saj ndikoi që njerëzit të bëjnë gjëra të mira, por puna e saj e vërtetë nuk përket me reputacionin e saj dhe ajo ashiqare nuk e meriton shenjtërimin.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …