Ushtruesi i detyrës së shefit të diplomacisë së Shqipërisë Gent Cakaj ka deklaruar se janë në pritje të përgjigjes pozitive për hapjen e konsullatës së përgjithshme shqiptare në Bujanoc. Ai në një postim në rrjetin social, ka shkruar se hapja e kësaj konsullate do të ndikojë në mbështetjen dhe forcimin e lidhjeve me shqiptarët e Kosovës Lindore.
