Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Europiane të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se shteti shqiptar e ka pasur të obligueshme që të qëndrojë afër Kosovës në kohën kur liderët politikë të UÇK-së iu është publikuar propozimi për aktakuzë nga Prokurori i Gjykatës Speciale.Si gjithmonë, Cakaj i shpjegoi në tri pjesë arsyetimet e tij. “Menjëherë kemi ardhur në Kosovë pas publikimi të aktakuzës”, ka thënë ai. “Kur vlerat e UÇK-së janë në pyetje duhet të reagojme jo si dy shtete por si një komb. Kjo për të ruajtur vlerat e UÇK-së. E dyta ka qenë që të pastrojmë emrin. Tash po shohim se pesha e përgjegjësisë po kthehet tërësisht nga Ksoova. Pas 20 viteve, Serbia nuk po shihet më si agresore. Dhe e treta për shkak të pasoja politike. Jo vetëm që gjykata speciale do të largojë disa përfaësues politikë, por edhe do të lihet një vakuum”, ka shtuar ai. Tutje Cakaj thotë se publikimi i aktakuzës ka qenë e motivuar politikisht për kohën se si është komunikuar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …