Ministri në detyrë i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, bëri me dije se shteti shqiptar ka vendosur ta mbështet financiarisht Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi për hapjen e librarisë shqipe. “Edhe një tjetër punë e vyer e Shqipërisë për shqiptarët. Qeveria e Shqipërisë ka vendosur t’i japë mbështetjen e nevojshme financiare Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, për të filluar punën për hapjen e librarisë me literaturë në gjuhën shqipe, në Ulqin. Pas kësaj, ky projekt duhet të udhëhiqet nga Këshilli e të mbështetet nga Shqipëria edhe në Tuz, Guci e Plavë. Këto projekte do të kenë rëndësi të veçantë në forcimin e trashëgimisë historike e kulturës së vyer të shqiptarëve në Mal të Zi. Ne do të vazhdojmë me përpjekjen e pakursyer për të qenë afër shqiptarëve në rajon.
