Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj kërkon që Republika e Kosova të bëhet pjesë e “Kartës së Adriatikut

Gent Cakaj: Shqipëria do të tërhiqet nga nisma për të krijuar një “mini Schengen” nëse nuk pranohet edhe Kosova

Ministri i Shqipërisë për Çështjet Evropiane dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Gent Cakaj ka deklaruar  se Shqipëria do të tërhiqet nga nisma për të krijuar një “mini Schengen” nëse Kosova nuk lejohet të bëhet pjesë e saj e barabartë. Edhe kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, kishte  shtruar një kusht thelbësor të pa negociueshëm se Shqipëria do të tërhiqej menjëherë nëse Kosova do të përjashtohej nga ky bashkëpunim. Një ftesë iu kishte dërguar tre vendeve të tjera – Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës për t’u bashkuar ndaj kësaj nisme. Përveç Cakajt, mundësia e krijimit të një “mini Schengen” pa Kosovën u refuzua edhe nga ish ambasadori i Kosovës, në Shqipëri, Sylë Ukshini. “Ne diskutuam këto çështje në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal. Nëse ndodh ‘mini Schengen’, të gjitha vendet do të jenë në të, pa përjashtim. Nuk mund të lejohet që një vend ta përjashtojë një vend tjetër, për të qenë pjesë e një nisme të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …