Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj kërkon që Republika e Kosova të bëhet pjesë e “Kartës së Adriatikut

Gent Cakaj thotë se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në SEECP në shenjë solidarizimi me Kosovën

Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, në shenjë solidarizimi me Kosovën. Kështu ka bërë të ditur ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj. Kosova ka refuzuar të marrë pjesë në këtë samit, pasi nuk është ftuar e barabartë me shtetet tjera të rajonit. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka pak para fillimit të takimit në nivel ministror dhe Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore, ka deklaruar se mënyra se si është menduar të trajtohet delegacioni shtetëror i Kosovës është e papranueshme. Pacolli ka shkruar se vetëm disa orë para fillimit të takimit në nivel ministror dhe Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP) dhe pasi i kanë shtjerrur të gjitha mundësitë lidhur me pjesëmarrjen e shtetit tonë në këtë ngjarje kulmore politike rajonale, qëndrim i palëkundur i institucioneve të Republikës së Kosovës është që me kushtet ekzistuese, Kosovës iu është pamundësuar përfaqësimi në Samit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …