Media janë konsideruar si pushteti i katërt. Ndonjëherë janë edhe i pari. Ishte ‘diktatura digjitale’ e cila ngufati zërin edhe të presidentit më të fuqishëm në botë. Nesër patjetër mund ta bëjë dhe për secilin. Pra media ndonjëherë mund të ketë rol më të madh se Parlamenti, Qeveria dhe Gjyqësia. Prandaj edhe në saj të rolit dhe ndikimit duhet dhe të marr gjykimin e shoqërisë dhe jo vetëm saj. Duhet të krijohen mekanizma që ky pushtet të cilin nuk e zgjedhin njerëzit të mos jetë më i pushtetshëm se atë që e zgjedhin ata!
Nuk munden me u shtir të virgjra e haxhike e të pa faj mediat dhe opinionbërësit e 20 vjeçit të parë të këtij shekulli. Jo veç si tellall por edhe aktivisht hapur e edhe pa moral kanë kollofitur me politikën e 20 vjeçit shumica e mediave.
Nëse dikush prej tyre ka ditur të tërhiqet shpejt, megjithatë e kanë ngjyer një kohë me dhe në ta. 20 vjet bullizëm, 20 vjet përkthim dhe instalim në publik të agjendave neofashistëve dhe noenazistëve, 20 vjet mercenarizëm nuk munden me qenë pa faj, jo më pak veç më shumë se sa shumë nga politikanët e 20 vjeçit të parë. Prandaj nëse dikush mban staf, ruan krenarinë, dinjitetin, s’mund ta kapërdijë thyerjen e prekjen e më të shenjtave që media dhe analistët ua kanë bërë, nuk mund ta quash diktator apo çfarëdo neologjizma tjera që prodhojnë për të presionur!
Sa me të shfrenuara në gjuhën e tyre për t’i atakuar grupe të ndryshme shoqërore që tregohen media, jo veç mercenare apo përkthyese të pa mend të agjendave të huaja tregohen, por kjo tregon dhe për personalitet psikologjik jo stabil dhe defekte që me ndihmën e ekspertit edhe mund të kapërcehen. Ka dhe gjithmonë do ketë njerëz që besojnë në vlera dhe nuk vihen në pazar. Pra jo çdo kush është mercenar, jo çdo kush është ‘jo njerëzisht pragmatik’. Bashkë me politikën e 20 vjeçit të parë të këtij shekulli, edhe media keni bërë para, financa e famë mjaftueshëm, e pse nuk arrini ta kuptoni tani që këto s’janë asgjë ose gjithçka!
Të gjitha OJQ-të dhe mediat dhe gazetar e ish-gazetar duhet me ju nënshtruar në të ardhmen një procesi të vetingut! Pa paragjykim! Çdo kush që i ka bërë agjendave jo shqiptare dhe antishqiptare duhet të kaloj në filtrat e gjyqësisë!