Orientimi dhe zhvillimi në karrierë duhet të konsiderohet e interesit kombëtar. E gabuar gati se tradhti kombëtare që shkollat tona të përdorohen si laborator të organizatave!
A-ZH projektet për ‘Orientim dhe Zhvillim në Karrierë’ veçantë ajo që quhet Arsimi dhe aftësimi profesional (AAP) janë të gabuara në aspektin strategjik!
Një që përfundon Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike mund të bëhet edhe kryeministër, ose ajo që përfundon Juridikun mund të bëhet Presidente. E sipas projektimeve AAP e të orientimit për karrierë herët i ‘joshin’ të rinjtë t për t’u bërë elektricist, noterë e një i zakonshëm më shumë i klasës punëtore.
Nëse më një vështrim kritik të shikonim panoramën e përgjithshme të arsimit dhe veçantë aktiviteteve që thirrën për t’i orientuar dhe zhvilluar në karrierë apo për t’i ndërlidh me tregun e punës, të duken si një lojë fëmijësh. Sikur këto aktivitete i zhvillojnë me qëllim të zhvillimit të aktivitetit dhe jo me objektiva për të prodhuar rezultate konkrete apo për të bërë zgjidhje në teren tani ose në të ardhmen.
Orientimi dhe zhvillimi në karrierë duhet të shihet si interes kombëtar. Duhet të mendohet shqip! Duhet të projektet shqip. Duhet t’u besohet zërave shqip. Madje edhe diskret e në bodrume si në kohë ilegaliteti. Organizatat e huaja – shumë faleminderit prej tyre, duket që janë më shumë të interesuara të përgatisin punëtor të dorës së dytë për vendet e tyre se sa që të rinjtë e kësaj shoqërie të bëhen boss e me peshë në botë. Kushdo shqiptar i bërë suksesshëm në botë është arritje plotësisht private jo e sistemit tonë arsimor.
Thjesht nuk është që organizatat e huaja janë duke i orientuar të rinjtë të bëhen astronaut – ja automekanik dhe pemëshitës.
Është kulmi i ironisë t’u shkosh në shkollë nxënësve e t’u mbash trajnim se ‘si të shkruajnë një CV’. Një CV plotësohet edhe online pa jo kushedi çfarë instruksion. Problemi është që të rinjtë s’kanë me çka ta mbushin CV-në e tyre! Problemi më i vogël është ‘shkrimi i CV-së’!
Kjo shoqëri është lodhur nga eksperimenti! Është dërrmuar deri në atë masë sa duket sikur të ketë rënë këtu një armë bërthamore. Gjithmonë ka protagonist dhe të këqij të filmit. Është e gabuar të mendohet që krejt i janë dashamirë Kosovës. Është e gabuar të mendohet që arsimi si një nga resorët kryesor të i lihet i lirë.
Prandaj nëse guxojnë të mendojnë shqip dhe të veprojnë shqip, qeveria, njerëzit me peshë dhe patriot dhe ministria e arsimit të rimendojë prej zeros projektet arsimore.
Duke u marrë me studimet e kësaj fushe prej gati pesëmbëdhjetë vite mendojmë që orientimi dhe zhvillimi në karrierë duhet të kaloj në këto faza:
Zhvillimi i Aftësive të Menduarit – pra nuk mundet esëll të iu ekspozohet nxënësve dhe te rinjve orientimi dhe zhvillimi karrierë pa ua provokuar të menduarit dhe para se t’i bëjmë të kuptojmë se karriera është pjesë e jetës – udhëtim dhe zhvillim i vazhduar!
Zhvillimin e Aftësive për Karrierë – pastaj t’u mësohet shkathtësi të fushave të ndryshme si shkathtësi nga fusha akademike, aftësi të buta dhe të tjera të kohës.
Motivimi dhe Eksperimentimi – pastaj prej shembujve të suksesshëm duhet të përpiqet të zgjohet motivi i brendshëm si një burim i energjisë dhe i suksesit për gjeneratën vijuese. E pastaj duhet eksperimentuar për të inovuar apo projektuar konkretisht!
Ne nuk jemi kushedi sa milionë. Prandaj ky milionësh i mbetur duhet të konsiderohet me seriozitet, me projektim shqip, me delikatesë! Kështu edhe pak s’ka për t’i vyer askujt për asgjë, madje as edhe atyre që i investojnë krijimin e ‘klasës punëtore’ e as neve shqiptarëve që i dëshirojmë shqiptarët të jenë lider, inovues dhe ekspert që bota të ua ketë nevojën.