E nderuara zonja ambasadore!
Jo pak herë disa gazetar të ‘medieve me agjendë’ në Kosovë kanë shkruar kundër shtetit turk që përfaqësoni ju, për ju direkt dhe gjithçka me Turqinë është prezentuar në kontekst negativ.
Ju kutoj se kur flisni me këta dhe për ta ju nuk flisni për shqiptarët e Kosovës, por ju jeni duke folur me financuesit e tyre që janë koleg të ambasadave të huaja nga disa vende të perëndimit.
Shqiptarët e Kosovës e duanë popullin turk dhe shtetin e Turqisë. Jo veç për atë se bashkë për pesë shekuj kemi bashkë-qeverisuar Perandorinë Osmane – ‘Unionin’ e asaj kohe, por edhe për shkak se ndajmë dhe lidhje të natyrës kulturore, spirituale dhe të natyrave tjera.
Aq me tepër kur shteti i juaj që konsiderohet edhe aleat natyral i kauzës shqiptare, ai është aleat edhe i aleatit tjetër tonë, Amerikës.
Miqësinë dhe respektin e ndërsjell nuk kanë mundur ta shuajnë as një malë i shpifjeve që vite me radhë na janë indoktrinuar në shkollat tona dhe jo veç në lëndën e Historisë por edhe lëndëve tjera. Ky projekt sllavë për të na armiqësuar ka dështuar pavarësisht se çfarë lexoni nga mercenarë në mediet e Kosovës dhe shoqërisë civile.
Disa herë jam matur të ju shkruaj apo jo. E di që përreth jush u qëndrojnë njerëz të zgjuar dhe profesionist, por mendojë që realitetin shqiptar në Kosovë është më i vështirë se përkthimi literal që mund të ju bëjnë përkthyesit tuaj profesionist apo ai i njerëzve që juve ju besoni në teren.
Kam parë që keni investuar në shkolla infrastrukturë, teknologji e tjera. Keni investuar dhe në fusha të tjera të ekonomisë dhe kulturës por sikur investimet tuaja janë bërë pa ndonjë njohje reale të terrenit dhe shpesh nga mediet janë zhvleftësuar.
E qartë se ashtu si gjitha ambasadat tjera në Kosovë dhe ju përkrahini projekte por do ju rekomandoja fuqishëm të ndiqni metodologjinë e po këtyre ambasadave në mënyrën se si i financojnë projektet në Kosovë. Ato ose vet ose përmes ndonjë organizate shtetërore, si USAID (rasti i juaj mund të ishte TIKA) hapin mundësi publike për aplikim për grante financiare nga organizatat e Kosovës.
Edhe ju siç bëjnë këto ambasada duhet më shumë t’i besoni popullit të Kosovës dhe jo domosdo për çdo projekt të vëni në krye një njeri me mustaqe prej Turqisë. Pra çdo organizatë në Kosovë të ketë të drejt të aplikojë me projekt -propozime, varësisht llojit të projekteve që përkrahni për periudhë të caktuar.
Prandaj ju rekomandoj fuqishëm të përkrahni projekte të këtyre fushave:
– Media – Mundësi për të themeluar media të pavarura nga njerëz profesionist
– Art & Kulturë – Përkrahje e projekteve të fushës së kulturës veçanarisht të arteve vizuele, duke përkrahur me shkëmbim përvojash, teknologji e tjera.
– Spot – Mundësi për të themeluar klube sportive, shkëmbim përvojash e tjera.
– Teknologji & Inovacion – të përkrahen START UP, mundësi për të vizituar START UP në Turqi, gjenerimi i ideve për teknologji dhe inovacione të tjera, projekte për ndërrmarrësi e tjera.
– Do ju rekomandoja fuqishëm që më veçantë të përkrahni edhe institucionet e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe veçanërisht medresetë që kanë nevojë për moderim të hapsirave, enterierit, krijimin e kabineteve të shkencave ekzakte, paisje me tekonologji moderne të mësimdhënies dhe mësimnxënies.
E nderuar Ambasadore, për ne përfaqësoni një shtet të fuqishëm siç është Turqia dhe ne nuk ndihemi aspak rehat kur disa të vegjël të medieve në Kosovës të cilët aspak nuk kanë ndonjë vlerë në syrin e shumicës së popullit tonë janë ‘më të këqinjtë’ e kësaj shoqërie, e që këta të ju ulin dhe poshtërojnë deri në atë nivel.
Prandaj ju duhet të përkrahni medie tjera në Kosovë, të rekomandoni bizneset turke t’i reklamojnë bizneset në mediet tjera në Kosova të fuqizohen mediet unike që nuk përkrahin iniciativa të tinëzare të ambasadave të huaja që ngarkesat me shtetin tuaj i kanë për atë që çdo ditë po fuqizohet edhe më shumë shteti i juaj. Dhe logjikisht përderisa jeni shtet mik do duhej që ato që përkrahni të jenë për nevoja tona origjinale.