Kosovë është emërtim gjeografik i një regjioni të shkëputur të Shqipërisë, pa përfillur vullnetin shqiptar. Një copëzim i dhunshëm i bërë edhe formalisht nga një grup i vendeve perëndimore (Konferencën e Ambasadorëve në Londër në 1913)!
Prandaj Kosova është çështje shqiptare! Nismat dhe inovacionet për identitet kosovar apo ‘kosovocentrizëm’ janë tradhti kombëtare! Ata që ironizojnë e quajnë folklor çështjen shqiptare, artikulojnë fjalë të armiqve tanë.
Gjenerata Z – të rinj/reja të lindur mes viteve 1997-2012 krahas sfidave që u ngjajnë në adoleshencë e që nuk janë të lehta, janë përballur dhe me mashtrimin, indoktrinimin dhe eksperimentime të dhimbshme, të cilat nisma krahas që janë mbështetur fuqishëm nga organizata të huaja e kanë gjetur vazalë apo kanë krijuar dhe mekanizma vendor dhe fare pak kanë gjetur rezistencë.
Nga të gjitha ngjarjet në Kosovë themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë eventi më madh historik i kësaj hapësire gjeografike. Kjo nismë e dalë në kohën kur aq shumë ishte skllavëruar shpirti i shqiptarit, se veç të fliste me zë të lart një policë serb dhe i gjithë qyteti zbrazej si në kohë të karantinës. Një skllavëri të tillë e kanë pasur vetëm beni izrailët e kohës së diktatorëve Faraon, të cilit i ishin nënshtruar dhe i rrinin në vij edhe pse ishin shumicë absolute sa veç me një mësymje duarthatë do e kishin rrëzuar Faraonin dhe ushtrinë e tij. Por ajo skllavëri e investuar, u kishte lënë të besonin që ata ishin shtresë e dorës së dytë dhe se fati i tyre ishte të ishin përjetësisht në diktat. Kështu kishte ngjarë edhe në Kosovë, deri me paraqitjen e UÇK-së, e cila zgjoi guximin e fjetur, ngjalli shpresën dhe aktualizoj çështjen shqiptare të Kosovës. Prandaj është kaq i rëndësishme fakti i guximit për këtë ndërmarrësi!
Krahas UÇK-së angazhim të fuqishëm ka dhënë dhe pjesa e aktivistëve politik e jo domosdo politikë përfshirë këtu dhe shqiptarët e Kosovës me qëndrim në vende të ndryshme të botës.
LDK në këtë kuptim jo thjesht ‘një parti politike’ por gati si shteti paralel në raport me organizmin politik serb që administronte gjithçka në Kosovë. LDK nuk ishte organizatë paralele me UÇK-në, por një tjetër mekanizëm i të së njëjtës kauzë.
Prandaj ashtu si UÇK që transferuar në TMK e deri në FSK dhe LDK duhet të kishte një transformim qoftë në një parti politike që nuk do të quhej LDK, në mënyrë që njerëzit në kontekst historik të ruajnë respektin për këtë nismë të rëndësishme të kohës.
Asnjë parti nuk e trashëgon vlerat e UÇK-së ashtu siç LDK e pasluftës nuk i trashëgon vlerat e LDK-së, pra asaj organizate apo ‘shtetit paralel’ .
Përvetësimi i ngjarjeve si UÇK dhe LDK e paralufte nga partitë e pasluftës, përfshirë dhe ata pak njerëz që ngelën në LDK, duke e bërë kauzë politike fillimisht mohonim nga njëra anë kontributin e UÇK-së e nga ana tjetër të artistëve politikë dhe jo politikë rreth LDK-së, ka qenë një nga anomalitë më të mëdha që e kanë goditur çështjen shqiptare.
Çështje shqiptare në Kosovë nuk në përgjithësi si çështje shqiptare në nivel ballkanik, më shumë ka qenë nismë e ruajtjes së territorit të vet nga pretendimet e vendeve fqinje dhe asnjëherë e pretendimit të pushtimit të vendeve të huaja. Asnjëherë s’ka paraqitur asnjë rrezik për asnjë komunitet të ndonjë përkatësie etnike tjetër.