Geoana: 50 vjet pas Aushvicit, NATO-ja intervenoi në Kosovë për të parandaluar një gjenocid të ri në tokën evropiane

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Zëvendës- sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mirçea Geoana, ka thënë se 50 vjet pas Aushvicit, Aleanca e NATO-s intervenoi në Kosovë për të parandaluar një gjenocid të ri në tokën evropiane. Në fjalimin e tij para të pranishmëve, Geoana tha se Holokausti ishte një ofendim për të gjithë njerëzimin. “Kishte të bënte me shkatërrimin e të ndryshmëve. Dhe, ajo që na bën neve të ndryshëm, që na bën neve unikë, është ajo që na bën njerëzorë. Pas Luftës së Dytë Botërore, vendet e lira të botës kërkuan një shteg të ri. Një shteg ky i ndërtuar duke ruajtur vlerat universale të përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Vlera të tilla si e drejta për jetë, liria e fesë, dhe vetë liria. NATO-ja u krijua për t’i mbrojtur këto vlera dhe për të mbrojtur njerëzit e Evropës dhe të Amerikës Veriore nga tirania që çoi në Holokaust. 50 vjet pas Aushvicit NATO-ja intervenoi në Kosovë për të parandaluar një gjenocid të ri në tokën Evropiane”, u shpreh  Geoana, në ueb-faqen zyrtare e NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …