Geoffrey Nice: Arrestimi dhe akuzat kundër Ramush Haradinajt janë politike

Geoffrey Nice: Gjykata Speciale është duke i shërbyer Serbisë, pasi dihet se raporti i Dick Martyt ka qenë dhe është bosh

Ish-prokurori i Gjykatës së Hagës, Xhefri Najs, ka thënë se Gjykata Speciale është duke i shërbyer Serbisë dhe se raporti i Dick Martit ishte bosh. Mendoj se gjithçka lidhur me historinë e Gjykatës Speciale  është goxha e pazakontë, dhe dukej kështu prej momentit kur ishte publikuar raporti i Martit, pastaj raporti i Williamsonit, hetimet dhe  formimi i Gjykatës. Unë shikova të gjitha provat pa ardhur në Kosovë, pa i diskutuar ato me askënd në Kosovë dhe përfundova  se raporti i Martyt në esencë ishte bosh. S’kishte asgjë aty, ka saktësuar Xhefri Najs. Ndërsa duke folur në lidhje me gjenocidin serb në Kosovë, ka thënë se ka prova të mjaftueshme për këtë dhe se Serbia duhet të paditet.  Por, gjenocidi është një krim shumë i vështirë për t’u provuar. Qeveria e Kosovës  duhet ta marrë në konsideratë duke sjellë në aplikim ose duke u përpjekur për të sjellë një aplikim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka thënë mes tjerash, Xhefri Najs.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …