Geoffrey Roberts: Kuptohet pse Rexhep Selimi e të tjerët mbrojnë trashëgiminë e UÇK-së, pasi ishte qartazi në sulmin e Prokurorisë

Geoffrey Roberts: Kuptohet pse Rexhep Selimi e të tjerët mbrojnë trashëgiminë e UÇK-së, pasi ishte qartazi në sulmin e Prokurorisë

Avokati mbrojtës i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, nisi fjalën hyrëse pas fjalimit disa minuta që mbajti klienti i tij. Ai, duke ju referuar fjalimit të Selimit, tha se është e kuptueshme pse Selimi dhe të tjerët e ndiejnë njëfarë detyrimi për të mbrojtur trashëgiminë e UÇK-së, kur kjo e fundit ishte qartazi në sulmin e kësaj prokurorie. Dëgjuam dje Prokurorinë  të thotë që kjo çështje nuk përbën procesim penal ndaj UÇK-së. Megjithatë përtej fjalëve të zgjedhura me kujdes, të rëndësishme janë veprimet e Prokurorisë, tha Ro berts. Prokuroria ka dështuar të përmend krizën ekzistenciale në të cilën gjendeshin shqiptarët e Kosovës që vendosin të nisnin luftë për liri. Ai po ashtu tha se gjatë deklaratë hyrëse të Prokurorisë ky institucion iu referua masakrave në Kosovë, sikurse ajo në Prekaz të Skenderajt. Ky mohim i krimit të serbëve ndaj shqiptarëve nuk është asgjë tjetër veçse manipulim i Prokurorisë. Geoffrey Roberts, ka thënë se në aktakuzën ndaj kundër Rexhep Selimit nuk ka asnjë aludim se ai ka urdhëruar ndonjë prej krimeve të pretenduara. Gjatë deklaratës hyrëse, ai tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar po mundohet ta bëjë Selimin pjesë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”. “Në aktakuzë nuk ka aludime që Selimi ka urdhëruar ndonjë krim. Provat nuk dëshmojnë se Selimi ka kontribuar në emër të një plani të përbashkët kriminal”, ka thënë Roberts.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …