Uashtington Post i ka kushtuar një artikull Ballkanit Perëndimor dhe qëndrimit të BE në lidhje me integrimin

George Friedman: Në Ballkan mund të ketë luftë sepse ndërthuren interesat e Amerikës dhe të Rusisë

Profesori i njohur amerikan, George Friedman, ka deklaruar  se e ardhmja e Ballkanit nuk është premtuese. Ai thotë se serbët kanë mbështetjen e rusëve për çdo hap që do të ndërmarrin, ndërsa shqiptarët kanë mbështetjen e amerikanëve dhe kroatët të gjermanëve. Friedman shprehet i bindur se është vetëm çështje kohe që lufta të shpërthejë në Ballkan. “Sot, rusët u “pëshpëritin” serbëve, amerikanët shqiptarëve, gjermanët kroatëve. Fshatrat dëgjojnë thashethemet, dhe ja ku kullojnë sherret. Ballkani nuk është vendi i vetëm në botë ku kjo ndodh, por s’ka vend tjetër në glob që të jetë kaq i rëndësishëm për kaq shumë fuqi të mëdha. Prandaj, nuk është për t’u habitur pse ka gjithnjë zëra dhe thashetheme, se rajoni është shpesh në prag të luftës. Dhe nuk është për t’u habitur që thashethemet janë zakonisht të gabuara. Ato thjesht sigurojnë që të habitemi kur ato të dalin të vërteta. Është vetëm çështje kohe. Dhe ky është një rajon që pret luftë, duke e bërë atë të ketë më shumë gjasa të ndodhë, deklaron Friedman.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …