Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Xhorxh Robertson, ka komentuar procesin gjyqësor që po zhvillohet kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, duke vënë në spikamë sidomos rolin e ish-kryetarit, Hashim Thaçi. Robertson e përshkroi atë si një lider me cilësi të mëdha dhe të ndërlikuara. Kam qenë në promovimin e librit të tij autobiografik në Londër. E mbajta një fjalim ku thashë që ai duhet të shfrytëzojë talentet e tij të lidershipit. Ai ka qenë një person i ndërlikuar me cilësi të liderit gjigant. Dhe kushedi, ndoshta mund të kthehet në skenë sërish një ditë, deklaroi Robertson.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …