Analisti dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka komentuar deklaratat e fundit të zyrtarëve serb, të cilët kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në votim për shkarkimin e kryetarëve në veri. Ai ka renditur disa nga faktet që quan në përshkallëzim të situatës në veri të vendit. Duket si një krizë e cila filloi kur kryetarët e komunave nga Lista Serbe në veri të Kosovës dhanë dorëheqjen në fund të vitit 2022, pikërisht në momentin kur Gjermania dhe Franca kërkuan pranimin e propozimit të tyre për “njohjen de facto” në Beograd… kriza u thellua kur Lista Serbe bojkotoi zgjedhjet e reja në vitin 2023, duke synuar krijimin e një vakumi ligjor në veri të Kosovës pa autoritete lokale ligjore. Knaus ka theksuar se e gjithë kjo bën që ky të jetë momenti më i rrezikshëm në Ballkan që nga viti 2001. Shumë njerëz në të gjithë BE-në ende nuk e shohin ose pretendojnë se nuk e shohin këtë. Në vend të kësaj, lojtarët kryesorë në rajon presin dhunë të re dhe po përgatiten për të. Nëse Gjermania, Franca dhe BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja dhe një dështim tejet të rëndë të BE-së”, ka saktësuar Gerald Knaus.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia
Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …