Mërgata jonë në Zvicër e kujton me krenari Skënderbeun

GERMIN: Mërgata e Kosovës kalon mbi 900 mijë pjesëtarë, ndërsa remitencat gjatë vitit të kaluar rreth 1 miliard euro

Sipas një raporti të publikuar nga organizata GERMIN, bëhet e ditur se vetëm gjatë vitit të kaluar remitencat në Kosovë kanë arritur mbi një miliard euro. GERMIN ka realizuar një raport lidhur me remitencat dhe ndikimin e tyre në stabilitetin ekonomik të vendit, ndërsa sipas tyre, diaspora e Kosovës vlerësohet të jetë shumë e madhe në krahasim me numrin total të qytetarëve të Kosovës. “Numrat mund të mos jenë krejt të saktë, por në përgjithësi diaspora e Kosovës kalon diku mbi 900.000 persona. Shumica e kosovarëve jashtë vendit jetojnë në Gjermani (39%), Zvicër (23%), Austri (7%), Itali (7%), Suedi (5%) Mbretëri të Bashkuar (5%), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (3.5%), Kroaci, Francë, Kanada (nga 2% secila)”, thuhet në raport. Në bazë të dhënave nga Banka Qendrore, mësohet se ka pasur rritje të vazhdueshme të remitencave që nga viti 2011 kur ato ishin 500 milionë, ndërsa vitin e kaluar kaluan mbi 1 miliardë euro, ku pjesa më e madhe e tyre vinë nga Gjermania dhe Zvicra. “Remitencat në Kosovë paraqesin kategorinë më të lartë të të hyrave dytësore, kjo bazuar edhe në numrin e madh të mërgimtarëve të cilët jetojnë në shtete të ndryshme por që nuk kanë shkëputur kontaktet me vendin amë. Në bazë të të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore, trajektorja e remitencave tregon një rritje të vazhdueshme ndër vite. Në vitin 2021 janë pranuar më shumë se 1 miliard euro ndërsa në vitin 2011 ishin më pak se 500 milion euro”.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur tubim sonte në Prishtinë

Nisma Socialdemokrate se ka mbajtur tubim në Prishtinë. “Jeta e qytetarëve të Prishtinës dhe të …