leoni

Gërmova nga sot më ujë të pijshëm

Pas përurimit të gypit të ujësjellësit që furnizon Vitinë dhe disa lokalitete nga Letnica, në gjatësi prej 13 kilometrash, sot është përuruar edhe projekti i ujësjellësit në Gërmovë të Vitisë. Kryetari i komunës Sokol Haliti ka theksuar se është një ditë shumë e veçantë jo vetëm për banorët e Gërmovës, por personalisht edhe për të, që sot po lëshohet në përdorim uji i pijes për këta banorë. Ky është veq fillimi që do ti paraprijë tani në ditët e ardhshme edhe përurimit të rrjeteve të tjera të ujësjellësit në Sadovinë të Jerlive, Sadovinë të Çerkezëve, Sllatinës së Epërme, Sllatinës së Ulët dhe Tërstenikut. Gjithashtu, do të vazhdohet me Vërbanin, Smirën dhe lokalitetet tjera, për të konkretizuar në përgjithësi, projektet që kanë të bëjnë me furnizimin me ujë të pijshëm. Falë investimit të bërë nga komuna bashkë me investitor Zviceran dhe qeverinë e Kosovës dhe me implementues Dorsch/CDI-në ne po arrijmë që sot bashkë me Hidromoravën, ta përurojmë këtë projekt, me çka edhe merr fund problemi i banorëve, sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm”, tha Haliti. Ndërsa kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidromorava” Muhamed Suliqi, ka thënë se këtij përurimi, i ka paraprirë edhe nënshkrimi i marrëveshjes mes Komunës së Vitisë, Hidromoravës dhe kryetarit të këshillit të fshatit Gërmovë, për marrjen nën menaxhim të rrjetit të ujësjellësit në Gërmovë. Ai tha se kjo kompani pret që në javët në vazhdim, të marrë edhe menaxhimin e ujit edhe në disa lokalitete të tjera të kësaj komune. Ndërkaq Astrit Vokshi nga Drosch/CDI ka falënderuar për bashkëpunim komunën e Vitisë dhe ka premtuar që do të vazhdohet me projektet për të funksionalizuar rrjetet e ujësjellësit në fshatrat e komunës së Vitisë. Kryetar i këshillit të fshatit Gërmovë Vehbi Tahiri, pasi ka falenderuar Qeverinë zvicerane, atë komunale dhe Hidromoravën që do ta marr në menaxhim ujin në këtë lokalitet, ka bërë të ditur se janë diku 120 shtëpi që janë të kyçura në këtë ujësjellës. Po ashtu ai ka theksuar se banorët e kanë mirëpritur këtë projekt, me qenë se kanë pasur vështirësi gjithmonë me furnizimin e ujit të pijes, pasi që uji i puseve është i kontaminuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …