Njohësi i fushës së ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka alarmuar se është shqetësuese zhvendosja e kapitalit të bizneseve vendore jashtë Kosovës. Ai ka vlerësuar më tutje se veprimet institucionale po anojnë tek politikat majtiste, gjë që është gabim sepse orientimi institucional është që të gjithë të jenë të barabartë në varfëri dhe jo zhvillim dhe qëndrueshmëri. “Ajo brenga tjetër që askush nuk po e vëren është një ikje në heshtje e kapitalit të bizneseve kosovare në vendet e rajonit dhe më gjerë. Po të shkoni në Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi edhe Slloveni e vende tjera evropiane ju do të habiteni me numrin e investitorëve nga Kosova që investojnë në kapitalin e atyre vendeve dhe kjo duhet të jetë brenga më e madhe. Ajo që dua ta ndaj me ju është një fakt tjetër. Nuk duhet gjithmonë të numërohet sa largohen nga Kosova por çka bën shteti që ata t’i motivoj të mbesin në Kosovë” ka theksuar mes tjerash, eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …