leoni

Qeveria-Kurti nga 1 janari i vitit 2025 rrit tatimin për prona komerciale deri në 200%

Gërxhaliu: Nga janari i vitit 2025 Qeveria do t’i trefishojë tatimin mbi prona

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka paralajmëruar se nga janari i vitit 2025 Qeveria do t’i trefishojë tatimin mbi prona. Ai ka shkruar më tutje se kjo do të jetë një barrë e rëndë mbi supet e bizneseve. “Ligji i ri për tatimin në pronë sjell rritje të konsiderueshme për pronat komerciale dhe ato bujqësore, duke kërcënuar rëndë sektorin privat dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Tatimi për pronat komerciale pritet të rritet deri në 200%, një rritje e tillë e paprecedentë do të krijojë vështirësi të mëdha për shumë qytetarë dhe biznese. Kjo rritje e tatimeve për pronat komerciale, e cila shoqërohet me një tatim progresiv që do të jetë më e lartë se sa është aktualisht, që është një goditje e rëndë për të gjitha bizneset në Kosovë. Po ashtu, ligji parashikon tatim mbi tokat bujqësore, duke e bërë situatën edhe më të rëndë për fermerët, të cilët tashmë po përballen me sfida të shumta” ka shkruar ems tjerash, eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj: Mbështetja e bombardimeve që Izraeli po shkakton ndaj popullatës civile janë akte të një padrejtësie historike

Nga sulmet izraelite në Gazë janë vrarë 22 persona, shumica prej të cilëve fëmijë e gra

Nga sulmet izraelite në Gazë janë vrarë 22 persona, shumica prej të cilëve fëmijë e …