Safet Gërxhaliu

Gërxhaliu: Pandemia ka shkaktuar frikë të qytetarët për të marr angazhime të mëdha financiare

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka deklaruar se pandemia ka shkaktuar frikë të qytetarët për të marr angazhime të mëdha financiare. Ai ka theksuar më tutje se në pamundësi që qytetarët dhe bizneset ta shijojnë ndihmën e institucioneve alternativë të vetme i kanë pasur bankat. “Bizneset dhe qytetarët kanë pasur shumë pak mundësi ta shijojnë dorën e zgjatur të shtetit, t’i ndihmojë shteti në këtë kohë dhe fatin e aktiviteteve biznesore e kanë marr në duart e veta, dhe nëse mungon ndihma nga institucionet çka është alternativa përvec adresimit te bankat dhe në këtë drejtim është një rritje e kredive dhe është një moment që do ta ngadalësoj trendin e zhvillimit të sektorit privat, por nga vet fakti se që nga fillimi i këtij viti e deri më sot janë investuar vetëm 90 milionë euro, nga pakot e miratuara nga parlamenti i Kosovës, e dëshmon se sa pak është bërë për të mbështetur ekonominë dhe sektorin privat”, ka deklaruar mes tjerash eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku lë të hapur mundësinë e një qeverie opozitare pas dështimit të LVV

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka lënë të hapur mundësinë për një qeveri të përbashkët …