Në reagimin e Partisë, FJALA, lidhur me pagesën nga buxheti i Kosovës 11 milion euro për ta paguar rrymën e serbëve në veri, thuhet se kjo nuk është vetëm padrejtësi por është edhe krim, zullum edhe vjedhje e parave të shqiptarëve. Koalicioni VV dhe Lista Serbe sot votuan që të paguhet rryma e serbëve në veri. Kryeministri i këtij koalicioni Albin Kurti, për herë të dytë zbaton padrejtësinë e madhe ndaj shqiptarëve, për herë të dytë i shtyp shqiptarët duke iu marrë paratë për ta paguar rrymën në veri. E falënderoj ZOTIN që ma ka mundësuar që shumë kohë më parë ta kuptoj se cila është ideologjia e VV-së në krye me Albin Kurtin. Shpresoj që edhe të tjerët ta kuptojnë sa ma shpejtë, ngase çdo vonesë do ta fundosë edhe ma shumë Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …