leoni

Gëzim Kelmendi

Gëzim Kelmendi: Dyfytyrësia e disa deputetëve të Vetëvendosjes dhe të LDK-së, me rastin e mocionit për ministrin Rikallo

Duke komentuar ikjen nga votimi me rastin e mocionit për ministrin serb Rikalo, të disa deputetëve të Vetëvendosjes dhe të LDK-së, kryetari i partisë FJALA, Gëzim Kelmendi, mos votimin e tyre e quan dyfytyrësi,  meqë seanca e mocionit u zhvillua me kërkesën e këtyre dy partive. Pas debatit që u zhvillua në seancë me plot akuza dhe “patriotizëm”, dy partitë opozitare si inicuese të këtij debati, propozuan mocion për shkarkimin e ministrit serb, Nenad Rikalo i akuzuar për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovës. Ky mocion i tyre u hodh në votim dhe mori vetëm 27 vota. Këto dy parti sëbashku kanë 59 deputetë, ndërsa për shkarkimin e Rikalos votuan vetëm 27  prej tyre. Nga 33 deputet sa i ka VV-ja, votuan për shkakrim vetëm 16 deputetë, ndërsa nga 26 deputet sa i ka LDK-ja, votuan 11 deputetë. Kjo dëshmon edhe njëherë mungesën e  sinqeritetit dhe seriozitetit të këtyre dy partive. Cila është arsyeja pse këto dy parti nuk e votuan dhe nuk e rrëzuan ministrin Rikalo? A ka pasur dikush nga këto parti raporte të mira dhe bashkëpunimi  me ministrin Rikalo pas luftës? Kjo sjellje e tyre e sotme ka lënë të kuptohet shumë më tepër se kaq,  ka shkruar kryetari i Fjalës, Gëzim Kelmendi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …