Gëzim Kelmendi

Gëzim Kelmendi i reagon, Hashim Thaçit për manifestimin e pavarësisë në katedrale

Presidenti Thaçi organizon pritjen shtetërore për pavarësi në katedrale!

Me rastin e ditës së pavarësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi sonte ka organizuar pritjen shtetërore në katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë.

A thua pse ?

Të gjithë e dijmë që kjo vepër e tij është bërë për politikën mashtruese dhe nënshtruese ndaj bashkësisë ndërkombëtare (SHBA dhe BE).

Pse mashtruese?

E gjithë bashkësia ndërkombëtare e dijnë mirë se populli i Kosovës është popull me shumicë muslimane rreth 96%.

Dhe çdo politikë dhe veprim i mveshur nën petkun e kishave apo katedrales, është mashtrim dhe fyerje për bashkësinë ndërkombëtare.

Në këtë organizim të presidentit Hashim Thaçi morën pjesë edhe dy kundërshtarët e tij të mëdhenjë, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Edhe kryeministri Kurti edhe kryeparlamentarja Osmani, të prirur nga ndjenja e mashtrimit dhe servilizmit ndërkombëtar iu përgjigjën ftesës së presidentit Thaçi.

Përndryshe sikur ky organizim të mbahej në ndonjë restoran apo objekt tjetër, nuk do të merrnin pjesë.

Presidenti Hashim Thaçi njëjtë sikur ish- presidenti Ibrahim Rugova, po zhvillon politikën e mashtrimit dhe nënshtrimit.

Ish- presidenti Rugova kishte rrënuar një ndër shkollat më me renome në Prishtinë, shkollën e mesme “Xhevdet Doda”.

Mbi themelet e kësaj shkolle, u ndërtua katedralja “Nëna Terezë”.

Ish-presidenti Rugova kishte menduar që duke mashtruar opinionin ndërkombëtar, duke fshehur identitetin e popullit shumicë muslimane, do ta fitonte simpatinë e Vatikanit zyrtar.

Por kjo ide e Rugovës rezultoi e dështuar, ngase as sot e kësaj dite Vatikani zyrtar nuk e njeh shtetin e Kosovës .

Ashtu siç dështoi ish-presidenti Rugova, ashtu do të dështon edhe presidenti Thaçi dhe çdokush tjetër që mundohet ta mashtrojë bashkësinë ndërkombëtare duke fshehur identitetin e popullit me shumicë muslimane.

Presidenti Thaçi si duket ka harruar historinë e popullit shqiptarë!

Populli shqiptar kultivon dhe ruan fuqishëm tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare.

Kush është përgjegjës për këtë tolerancë dhe bashkëjetesë ndërfetare, shumica apo pakica?

Padyshim që shumica e popullit shqiptarë e që është rreth 96% muslimane, ka meritat kryesore për tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare.

Dhe sot për ditën më të rëndësishme të popullit dhe shtetit të Kosovës, presidenti Thaçi zgjedhë katedralen “Nëna Terezë” dhe injoron objektet tjera islame.

Edhe ish-presidenti Rugova, edhe presidenti Thaçi, e dijnë mirë rolin e objekteve islame për lirinë dhe pavarësine e Kosovës.

Medresetë e Kosovës së bashku me xhamitë anembanë Kosovës për dekada me radhë ishin vende ku organizoheshin takime për aktivitetet e ndryshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Dhe sot shkelet medreseja, shkelet xhamija ndërsa privilegjohet katedralja.

Nuk kam asgjë kundër katedrales, por jam kundër padrejtësisë, kundër shkeljeve, jam kundër mashtrimit të bashkësisë ndërkombëtare dhe jam kundër servilizmit.

Edhe presidenti Thaçi edhe çdo politikan tjetër në Kosovë duhet ta dijë se nuk fitohet mbështetja dhe simpatia ndërkombëtare duke i mashtruar duke fshehur identitetin fetar.

Mbështetja dhe simpatia ndërkombëtare fitohet duke mbrojtur dhe respektuar identitetin tënd fetar dhe kombëtar.

Sa më shumë që je servil, aq më i pavlerë je përballë miqve dhe aleatëve ndërkombëtar.

Sa më parimor dhe i sinqertë që je, fiton respektin dhe mbështetjen ndërkombëtare.

Për fund po u tregoj një fakt presidentit Thaçi dhe politikanëve tjerë kosovarë.

Kush është aleati kryesor i SHBA-ve në botë?

Padyshim që ndër aleatët kryesor dhe më të fuqishëm të SHBA-ve në botë është Arabia Saudite.

Arabia Saudite është vend mysliman ku sundon Ligji Hyjnor-Sheriati.

As identiteti islam i Arabisë Saudite dhe as Ligji Hyjnor-Sheriati, nuk është pengesë për një ndër aleancat më të fuqishme në botë, SHBA-Arabi Saudite.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …