Gëzim Kelmendi

Gëzim Kelmendi: Jep dorëheqje morale Kryeministër Kurti!

Lavdërimin dhe përkujtimin që e keni bërë për Oliver Ivanoviqin, nuk e pranon asnjë mendje e shëndoshë.

Oliver Ivanoviq ishte i dënuar me 9 vite burg për krimet ndaj shqiptarëve dhe të të tjerëve me 14 prill 1999.

Ndërsa ju kryeministër Kurti, i thurrni poezi dhe lavdata në përvjetorin e vdekjes së tij.

Pse po e lavdëroni Ivanoviqin?

Pse po shkelni mbi gjakun e të vrarëve dhe masakruarve shqiptar dhe të tjerë?

A jeni çmendur?

A jeni shitur, apo po punoni për agjenda të huaja?

A jeni vasal i Serbisë?

Apo po dëshironi të i mbuloni dështimet e juaja si kryeministër që nuk keni arrritur as edhe një premtim parazgjedhor ta realizoni?

Kryeministër Kurti, do t’i bëni nderë të gjithë atyre familjeve të të masakruarve dhe të vrarëve që i keni lënduar, nëse ofroni dorëheqje morale.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …