leoni

Gëzim Kelmendi

Gëzim Kelmendi: Koalicionet PDK-AAK-Nisma dhe LDK-AKR e kanë dëmtuar partinë FJALA

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi thotë se koalicionet PDK-AAK-Nisma dhe LDK-AKR-Alternativa e kanë dëmtuar partinë FJALA duke ia mohuar të drejtën e të pasurit komisionerë në vend votime. Ai në një intervistë për KosovaPress tha se dëmtimi i Fjalës ka vazhduar edhe gjatë ditës së zgjedhjeve duke i shpallur të pavlefshme votat e tyre dhe duke i transferuar votat e Fjalës tek partitë tjera. Qysh në fillim të procesit zgjedhor e kanë dëmtuar partinë Fjala, dëmtimi i dytë pas saj na ka ardhur në fazën e numërimit ku dëmtimi është bërë në tri forma, fillimisht duke i bërë të pavlefshëm fletëvotimet e partisë Fjala, pastaj forma e dytë ka qenë duke i transferuar tek partitë e tjera dhe forma e tretë duke mos i deklaruar fare. Do të thotë në këtë formë na kanë dëmtuar neve si parti ”, tha ai.

Kelmendi përveç koalicioneve dhe partive politike ka akuzuar edhe Komisionin Qendror Zgjedhor se ata e kanë caktuar formulën e komisionerëve për koalicionet dhe partitë sikur në odë të burrave, kështu duke iu krijuar atyre një terren shumë të mirë për fitore.

Kryetari i Fjalës tha se akuzat e tij drejtuar koalicionit PDK-AAK-NISMA dhe LDK-AKR-Alternativa dhe Vetëvendosjes i ka të bazuara në deklarimet e komisionerëve të tyre të cilët sipas Kelmendit kanë pranuar se kanë manipuluar me votat e partisë Fjala.

“Disa prej votave kanë qenë tonat, kjo nuk është supozim i imi, nuk është dyshim i imi por është i argumentuar mbi deklaratat e komisionerëve të këtyre partive të cilët na kanë lajmëruar në vazhdimësi këtyre ditëve që i lamë pas. Qëndrimet e tyre kanë qenë shumë korrekte na kanë thënë në vendvotimet kur unë kam punuar votat e juaja nuk i kemi deklaruar fare, disa vota të juaja i kemi transferuar tek partitë tjera dhe disa vota të tuaja i kemi bërë të pavlefshme”, tha më tej Kelmendi.

Kelmendi pretendon se edhe gjatë fushatës është zhvilluar një propagandë e ashpër nga koalicionet PAN, LAA dhe Lëvizja Vetëvendosje ndaj partisë Fjala se kinse është parti e re dhe nuk e kalon pragun zgjedhor.

“Është e vërtetë se gjatë fushatës është zhvilluar një propagandë shumë e ashpër ndaj neve se kinse ‘këta janë parti e re dhe mos iu jepni votën atyre se këta nuk e kalojnë pragun’ kjo ka qenë propaganda që e kanë zhvilluar militantët e partive të ndryshme por megjithatë ne kemi vazhduar, mbështetja e qytetarëve ka qenë mjaft e madhe por dëmtimin na kanë bërë pikërisht këto parti në procesin e numërimit të votave kur unë jo rastësisht i kam akuzuar edhe dje për vjedhje të votave”, tha Kelmendi.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …