Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka deklaruar se protesta e thirrur nga Vetëvendosja e forcon edhe më shumë pozicionin dhe autoritetin e kryetarit, Hashim Thaçi. Vet motoja ” Një popull s’i nënshtrohet një njeriu” tregon autoritetin e Thaçit, edhe pse ai nuk mundet të vendosë asgjë për popullin e Kosovës në këtë rast, sepse për të realizuar një marrëveshje ndërkombëtare i duhen 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i duhen votat e 80 deputetëve. Kjo ide e Thaçi aktualisht është e pamundur të realizohet. Vet koalicioni qeverisës i ka 60 deputetë, edhe pse brenda vet koalicionit ka kundërshtime për këtë ide. Pastaj LDK-ja është kategorikisht kundër korrigjimit të kufijve, kështu që kjo protestë nuk është e qëlluar, por do të mbahet për poenë politik, pas goditjeve të brendshme që ka marrë Vetëvendosja, ka thënë Gëzim Kelmendi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …