leoni

Gëzim Kelmendi

Gëzim Kelmendi: Pse po heshtë OKB dhe NATO kundër krimeve me gazra kimike në Siri?

Për çka ekziston OKB dhe NATO, kur prej vitit 2012 krimet e kriminelit Asad nuk ndalen?!

Prej vitit 2012 kur edhe ka filluar lufta në Siri, krimet ndaj popullatës siriane nuk kanë të ndalur.

Sulmet me armë kimike, vrasja dhe dhunimi i civilëve në Siri vazhdon të zhvillohet i pa penguar nga askush. Këto sulme të realizuara nga krimineli Asad që shpesh janë ndihmuar dhe nga ushtria e Rusisë, po shënojnë ndër masakrat më të mëdha të këtij shekulli.

Nuk është hera e parë që krimineli Asad përdorë armë kimike mbi popullatën e Sirisë.

Për çka ekziston OKB dhe NATO?

Cili është roli i tyre?

A nuk iu vjen turp që vritet popullata siriane?

Cilin çmim duhet ta paguaj popullata siriane që të zgjohet ndërgjegjja e botës mbarë.

Përveç Partisë Fjala asnjë parti tjetër apo institucion  i Kosovës nuk i dënojnë sulmet e Assadit në Siri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …