Ditë më parë Gjykata Kushtetuese morri vendim që lejon Kryeministrin Haradinaj ta zbatoj vendimin e tij të mëhershëm për rritjen e pagës së vet dhe ministrave të tij.
Nëse kryeministri nuk mërzitet për gjendjen e popullit, atëherë këtë vendim të turpshëm duhet ta ndalë partneri i koalicionit PDK-ja përmes Ministrit të tyre të Financave, Bedri Hamzës.
Pse po heshtë PDK, Nisma dhe AKR?
Pse po heshtë LDK dhe VV?
Ky vendim i Kryeministrit Haradinaj që të ia dyfishojë vetit pagën nga 1400 euro në 2950 euro është argumenti më i qartë se opozita duhet ta qes në votim mocionin për rrëzimin e kësaj qeverie.
Vërtetë ky vendim i Kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagës së vet dhe ministrave të tij, tregon mentalitetin e politikanëve të Kosovës.
Sipas tyre politikani duhet të jet mbi popullin dhe populli duhet të jet shërbëtor i politikanit.
Por le ta dinë këta politikan se e kanë gabim.
Le ta dinë këta politikan se politikani duhet të jet shërbëtor i popullit dhe se populli duhet të jetë mbi politikanin.