leoni

Gëzim MEKULI: Gazetaria e kulturës në Kosovë: kyçje apo çkyçje

Duke mos patur qëllimin për të pergjithësuar, mund të them se, ajo që më parë quhej pornografi, quhet sot media. Reklamat, mediat argëtuese dhe gjithashtu mediat informative janë, në një shkallë rritjeje, të ndikuara nga fotografitë erotike e “të nxehta”, me të vetmin qëllim që të tërheqin vëmendjen e publikut ndaj produkteve, artistëve dhe substancës së lajmit. 
Këmbëngulësisht mund të them se, nuk është çështje private e institucioneve mediale që të shndërrojmë pornografinë në një ofertë malli dhe këtë të barazojmë me çdo gjë që shitet. Nëse gjinia materializohet dhe trivilalizohet, kjo, padyshim, do të ketë pasoja për tërë kulturën. 
Gazetaria e keqe e kulturës është ajo, kur gazetarët shtirren sikur “kuptojnë diçka” për diçka që nuk e kanë kuptuar, ose që pretendojnë të “jenë dikushi” për diçka që nuk janë. Gazetarët e kulturës duhet të jenë të ndershëm dhe të njofin kulturën në përgjithësi. Po që se ekziston dicka që ai/ajo nuk e ka kuptuar, këta do të duhej ta pranojnë atë. Gazetaret e kulturës është më mirë të zhvillojnë e transportojnë dialog me publikun, se sa të “fryhen” e të paraqiten si më të diturit. Gazetaria e keqe e kulturës dallohet shpesh nga fjalët e saja të vështira dhe të “mira”; sa më shumë probleme që ka gazetari i kulturës për të kuptuar një prodhim artistik apo letrarë aq më shumë do të ketë “letër mbështjellëse” në artikullin e tijë. 
Gazetaria e mirë e kulturës veçohet para së gjithash me qartësinë dhe kuptimin e saj; Pra, vetëm ata që vetë kuptojnë, mund të shkruajnë kuptueshëm; Gazetari e gazetrja e mirë e kulturës rrënon barrierat, e, ai i keqi i ndërton ato. 

Rezultati, jo procesi 

Procesi i produkteve moderne, këtu tek ne është tjetërsues. Artistët dhe akademikët janë njerëz të cilët kërkojnë lidhshmëri logjike pra cmojnë dhe kërkojnë proceset; procese të cilat në një shkallë të lartë dhe mund të kontrollojnë ose edhe t’i krijojnë. Artistët dhe akademikët, pra, janë të zënë me proceset formuese, përderisa gazetarët e kulturës duket se më shumë janë të interesuar në produktet e përfunduara. 

Pse ekziston ky lloj çekuilibri? 

Proceset prodhuese janë të mbyllura; ne kemi humbur kontrollin mbi funksionin dhe lidhshmërinë; Për shembull: Ne dimë se ora digjitale ecën por nuk dimë se si funksionon ajo. Ne dimë se pranojmë fotografi televizive direkte nga secili cep i botës, por ne nuk kuptojmë se si është e mundur kjo. 
Aq të panjohura dhe të ngatërruara janë këto lidhshmëri sa që ne vetëm i pranojmë ato siç janë – ato funksionojnë; ne nuk merakosemi të provojmë që t’i kuptojmë këto lidhshmëri. 
Turrja e gazetareve ne prodhimet e gatshme kulturore/artistike ka bërë që ne të jemi të orientuar, kryesisht, kah rezultati dhe kjo ka një element të stratejgjisë mbijetuese; prodhimet kemi mundësi t’i shesim si mall, përderisa proceset na rikujtojnë (jokëndshëm) në çdo gjë që ne nuk mundemi dhe nuk e kuptojmë; proceset kulturore janë kërcënuese per gazetarine jo profesionale. Shumë pak gazetarë kanë sjellur ne opinionin tonë atë që bëjnë artistët (poetët, akademikët, piktoret, kompoziotret, kengetaret…); Gazetarët tanë nuk miren me proceset krijuese? Këta gazetar i janë nënshtruar rezultatit dhe prodhimit… 
A duhet gazetari i kulturës të jetë aktivist kulturor, dhe akoma më keq, zëdhënes politik apo gazetar profesionist? Një pyetje e tillë mund të ngjallë konflikte dhe definime rolesh: gazetari nuk mund, njëkohësisht, të jetë gazetar partiak dhe aktivist kulturor. Ai duhet të zgjedh një rol. Ky bosht konflikti është në rritje në ditët e sotme. Dhe kjo do të formulohej kështu: “Gazetarët e kulturës, para së gjithash do të duhej të kenë distancë nga jeta politike e qebesa edhe kulturore dhe, produktin gazetaresk ta hulumtoj në mënyrë kritikuese”, dhe tjetra, “Gazetarët e kulturës duhet ta duan kulturën më shumë se partinë e ideologjinë dhe ta ndiejnë një përgjegjësi të veçantë për jetën kulturore. Shtrohet pyetja: si do të ishte e mundur të mbetet distancë kritike nga ajo që ti e don dhe ndien përgjegjësi të veçantë? Ka shumë që mendojnë se gazetaria e kulturës është “e pa dhëmbë dhe jo kritike”. Jo rrallë, gjatë leximit të artikujve të kulturës, e që ka të bëjë me letërsinë, hetojmë një lojalitet ndaj shkrimtarëve “të qeverisë” dhe botuesve “të partisë” – e jo ndaj vlerave dhe lexuesve… 
Gazetarët e kulturës, sot, nuk janë gjë tjetër pos shokë e miq të qeverisë, klaneve, artistëve, poetëve e publicistëve. Shumë gazetarë e gazetare të kulturës sonë mendojnë hapur, se është me më rëndësi të jeshë shok me personalitete politike, se sa të shkruash gazetari të mirë gërmuese e kritike. 

Tmerr apo jo? 

Shqiptarët e Kosovës duhet pranuar, e këtë deshën e s’deshën, se kanë shumë pak gazetari kritike mbi jetën dhe prodhimet kulturore e artistike. Ne, “kosovarët” veprojmë në një rreth të mbyllur, dhe njohim njëri-tjetrin shumë mirë. Dhe kjo është një problem. Kam vërejtur se, shumë gazetar tërhiqen nga intervista; nuk janë aq kritik ashtu siç kam menduar. 
Jane shumë “zemërgjërë” e “tucana”. Këta arsyetohen se pak poet “e durojn” kritikën. Por a janë këta gazetar të mire? 
Shumica e gazetarëve mendojnë se këta janë thelbësisht të kontrolluar. Gazetarucët e gazetarucet janë jo kritikë sa herë që ftohen në konferenca për shtyp (nga botuesit apo nga politikat) dhe takojnë poetët. Sa herë që shkruajnë për ndonjë botues dhe poet e akadamik kulturor, ata “dinë” se si duhet vepruar; ata duhet të bëjnë reklamë të mirë për librin e ri dhe autorin e librit, e po ashtu, shumë me rëndësi, edhe për partinë qe e ka sponsoruar këtë konferencë. 
Por,gazetarët e mirë do të duhej të fillojnë të kërkojnë më shumë. 
Është më se e nevojshme që gazetarët e kulturës shqipe të provojnë të shtrojnë pyetje kritike “e me spec”, pyetje jo të këndshme prodhuesve të kulturës dhe sponsorusve të tyre, dhe jo vetëm “të dinë” të mbajmë “mikrofonin e kameran” në dorë. 

[email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …