Profesori universitar, Gëzim Qerimi ka kritikuar Qeverinë Kurti për ngecjet në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai ka theksuar se për këto katër vite, Kosova nuk ka pasur asnjë progres sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. “Përkundrazi, ka pasur regres të gjithmbarshëm. Nuk kemi pasur asnjë rezultat të punës së qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme” ka theksuar profesori universitar, Gëzim Qerimi “Qeveria ka pasur një dështim fatal, Kosova duhet t’i vendos prioritetet dhe ajo më e rëndësishme është anëtarësimi në NATO, sepse situata e Kosovës në radhë të parë është çështje e sigurisë dhe nuk ka asnjë anëtarësim më të rëndësishëm sesa anëtarësimi në NATO” ka theksuar mes tjerash, profesori universitar, Gëzim Qerimi.
