Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria Kurti lëshon deklarata thuajse të përditshme në lidhje me sistemin e drejtësisë, të cilat sipas tij përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi. Ai ka theksuar se këto deklarata publike nga udhëheqësit e vendit përbëjnë një shkelje kushtetuese dhe janë kundër standardeve ndërkombëtare të etabluara nga Komisioni i Venecias. “E kemi qartësuar se këto deklarata janë ndërhyrje dhe paraqesin shkelje kushtetuese, të standardeve ndërkombëtare, të etabluara nga Komisioni i Venecias. Gëzim Shala  shtoi se sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial janë kritikuar në vazhdimësi dhe janë kërkuar reforma të ndryshme, por Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka marrë 51% të votave, duhet të përqendrohet në reformat e drejtësisë dhe jo të vazhdojë me kritika. Në lidhje me intervistimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nga Prokuroria Speciale, Shala e konsideron këtë një veprim normal të prokurorisë, duke pasur parasysh rëndësinë e sigurisë nacionale.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …