Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ju ka bër thirrje kompanive BioNTech, Pfizer dhe Moderna të rrisin përpjekjet në të gjithë botën për të shtuar prodhimin e vaksinave kundër COVID-19. Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar se vendet e pasura janë shumë përpara me shkallën e imunizimit të popullatës, ndërsa vendet e varfra nuk kanë vaksina të mjaftueshme për të imunizuar 10 për qind të popullatës deri në fund të shtatorit. “Unë ju bëj thirrje kompanive BioNTech, Pfizer dhe Moderna që të ndajnë njohuritë e tyre dhe teknologjinë në mënyrë që të mund të përshpejtojmë prodhimin e vaksinave edhe në vende të tjera”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …